Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zapata mposht Zapatën, Milan bie ndaj Sampdorias

Milan pëson humbjen e dytë në këto gjashtë javë kampionat, pas asaj ndaj Lazios, 14 ditë më përpara. Kuqezinjtë janë mposhtur 2-0 nga Sampdoria, duke treguar se e kanë të vështirë të përballen me ekipe të gjysmës së parë të tabelës së renditjes.

Trajneri Montella zgjodhi sërish skemën 3-5-2, për të rreshtuar ekipin e tij, por këtë herë ishte Suso në krah të sulmuesit kroat Kaliniç. Nga ana tjetër, Sampdoria nuk kishte bërë ndryshime të rëndësishme dhe luajti me dyshen Quagliarela-Zapata, në vijën e parë të sulmit.

Pjesa e parë foli më shumë për vendasit, të cilët dominuan si në kontroll topi, ashtu edhe në raste për shënim. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e Montella-s filluan të shikojnë më shumë drejt sulmit, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën e Sampdorias.

Në minutën e 72-të, Duvan Zapata shfrytëzoi një largim të gabuar të topit, nga Zapata i Milanit, i shpëtoi mbulimit të Bonuccit dhe kaloi Sampdorian në avantazh. Goli u shoqërua me protesta të shumta nga ana e kuqezinjve, të cilët pretenduan për një faull në dëm të mbrojtësit Zapata.

Në minutat e fundit, trajneri i Milanit tentoi gjithçka për të gjetur golin, duke hedhur në fushë Calhanoglu, Cutrone dhe Borini, por ishte sërish Sampdoria që gjeti golin e dytë, në minutat shtesë, me anë të ish futbollistit të Interit, Ricardo Alvarez.

Me këtë humbje, Milani vazhdon të qendrojë në vendin e pestë, me 12 pikë, por kërcënohet nga Lazio, e cila do të luajë ndaj Veronës dhe në rast fitoreje do të parakalonte kuqezinjtë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...