Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbardhet biseda e Emiliano Salës me një mik, para fluturimit të fundit

Kur kanë kaluar 4 muaj nga vdekja tragjike e sulmuesit argjentinas Emiliano Sala pas rënies së avionit ku ai fluturonte, në ujërat e akullta mbi kanalin e Le Manshit, zbulohen detaje të reja nga ajo që u kthye në një sagë të vërtetë.

Në 6 Janar 2019, sulmuesi që humbi jetën në aksidentin ajror, ishte rrëfyer me një mikun e tij se nuk dëshironte të shkonte te Cardiff City, por skuadra e tij Nantes e detyronte për shkak të milionave të ofruara.

Për ta bazuar këtë, gazeta franceze “L’Equipe” zbuloi dhe një mesazh audio në rrjetin social Whatsapp: “Duan të më shesin. Kanë negociuar për të përfituar shumë para dhe duan me çdo kusht që të largohem. Është e vërtetë që më ofrojnë kontratë të mirë, por në nivel projekti sportiv nuk është interesant”.

Ashtu siç zbulohet nga dokumentari, Emiliano Sala nuk dëshironte të transferohej në ekipin uellsian, e si për ironi të fatit ishte pikërisht fluturimi drejt skuadrës së re që i mori edhe jetën. Ngjarja që përfshiu sulmuesin argjentinas u kthye në një mister të madh, pasi piloti që e shoqëronte nuk kishte leje për të transportuar pasagjerë.

Babai i futbollistit, i cili vdiq nga një infarkt në zemër pasi nuk e kaloi dot tragjedinë e të birit, kishte akuzuar më parë ekipin e Cardiffit se e kishte lënë në mëshirë të fatit djalin e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...