Largimi i Nuno Espírito Santos nga drejtimi i Al-Ittihadit ndoshta u shkaktua nga një debat me Benzemanë në humbjen në Bagdad, kundër Al-Quëa Al-Jaëiya, 0-2, në Ligën e Championsit Aziatik. Pikërisht nga prishja marrëdhënies me trajnerin e la në pozitë shumë të brishtë portugezin.
Gazeta saudite Al-Riyadiyya zbulon këtë të mërkurë përmbajtjen e diskutimit që u zhvillua në pjesën e parë, kur skuadra po humbte 0-1. Nuno Espírito Santo kritikoi sulmuesin francez: “Ti je një lojtar i madh, por dukesh pak dembel kur bëhet fjalë për të bërë presion ndaj kundërshtarit”.
Lexo edhe:
- Gabon dhe promovohet/ Antony Taylor, arbitri që po përçan Anglinë
- Pioli: E prisja këtë reagim nga ekipi, Leao duhet ta shikoj përsëritjen e ndeshjes dhe të kuptojë ndikimin e tij
- Sancho “kokëmushkë”, Ten Hag e heq edhe nga grupi i WhatsApp-it
- Trajneri i “Seleçaos”, për mungesën e Neymarit: Humbje për futbollin brazilian, është gjeni
Përgjigjja e francezit ishte: “Mos fol vetëm me mua, fol me gjithë grupin”, gjë që rriti pakënaqësinë e portugezit: “Ti je kapiteni, modeli për lojtarët e tjerë dhe lojtari më i rëndësishëm, duhet të marrësh iniciativën dhe të jesh shembull për të gjithë.”
I njëjti burim thekson se Benzema ishte i pakënaqur prej disa javësh dhe tashmë kishte bërë që drejtuesit të ndienin se trajneri, i cili e udhëhoqi Al Ittihad drejt titullit sezonin e kaluar, tani nuk e kishte në kontroll skuadrën.
