Boks

Zbardhet e vërteta, në ringun e Shkodrës vdiq boksieri dublant

Boksieri bullgar, i cili humbi jetën në Shkodër fundjavën e shkuar, nuk ishte Jezus Velichkov, por Boris Stancov, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara. 22-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak në raundin e katërt, pa patur ndonjë sulm të ashpër ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja se përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stancovin të garojë me dokumenta false të një kushëriri të tij boksier profesionist.

I pyetur nga mediet bullgare vetë Velichkov, i cili u njoftua se humbi jetën në momentin e parë, ka theksuar: “Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem, pasi trajneri e dinte këtë gjë.”

Dy boksierët nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëri-tjetrin, përpos kësaj, për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të boksit profesionist, duhen tre dokumente kryesore: një licencë prej boksieri profesionist, autorizim dhe leje nga federata si dhe kartelën mjekësore.

Nuk dihet nëse të gjitha këto dokumente, të paraqitura tek organizatorët, kanë qenë të falsifikuara.

Identiteti i rremë duket se është zbuluar një status në Facebook i Jezus Velichkov, ku i drejtohet me një mesazh prekës kushëririt të tij që humbi jetën: “Pusho në paqe kampion, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona!”

Bordi drejtues i Unionit të Boksit Profesionist Bullgar është mbledhur pasditen e së hënës për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency