Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zbardhet kalendari i kampionatit spanjoll, “El Clasico” në tetor dhe prill

Përgatiti: Alked Gjebrea
Edicioni i ardhshëm është jubilar në Primera Division, pasi sezoni 2020-21 do të jetë i 90-ti në historinë e kampionatit spanjoll dhe organizatorët e kompeticionit më të rëndësishëm në vendin iberik përcaktuan më në fund edhe kalendarin e këtij aktiviteti. Ndryshe nga vjet, këtë radhë, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, gjithçka do të startojë një muaj më vonë, pra krahasuar me edicionin e fundit.
Kampionati i ri do të nisë afërsisht dy muaj pas përfundimit të sezonit të shkuar dhe siç dihet me titullin u kurorëzua pikërisht Reali i Madridit, që siguroi vetëm trofeun e dytë në 8 vitet e fundit në Ligën Spanjolle, sakaq ka mbetur për t’u luajtur ende edhe finalja e Kupës së Mbretit e edicionit të kaluar, derbi bask Athletic Bilbao – Real Sociedad, që do të duhej të ishte zhvilluar që më datë 18 prill, por që u shty për shkak të virusit COVID-19.
Gjithçka do të marrë udhë më datë 12 shtator, për të përfunduar më 23 maj. Në mënyrë të kuptueshme ky sezon jubilar do të mbyllet më herët se zakonisht, për shkak të edicionit të 16-të të Europianit të futbollit, që do të mbahet në shumë vende të Kontinentit të Vjetër nga 11 qershori deri më 11 korrik.
Skuadrat që u rrëzuan edhe sipas rrjedhës së vërtetë që morën ngjarjet janë Espanyol, Mallorca dhe Leganes, ndërkohë të drejtën për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll të klubeve e fituan me radhë Cadizi, që u rikthye në Primera Division pas plot 14 vjetëve, Huesca dhe Elche. Pikërisht “los franjiverdes” e çuan në katër numrin e klubeve nga Komuniteti Valencian, praktikisht po aq sa ç’kanë edhe Vendet Baske dhe Krahina Autonome e Andaluzisë, ndërsa Madridi këtë herë do të mbështetet te treshja Real – Atletico – Getafe.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane do të fillojë mbrojtjen e titullit më 20 shtator, në San Sebastian, me Realin e Socidedadit, pasi takimi hapës i sezonit të ri, derby me Getafen, që ishte programuar për në datën 13 të këtij muaji në Santiago Bernabeu është shtyrë. Fat të njëjtë do të ketë gjithashtu edhe skuadra e Barcelonës.
Ronald Koeman duhej të bënte debutimin e tij si trajneri i Barçës po më datë 13 shtator, ndaj Elches së sapongjitur në “Camp Nou” , gjithsesi 57-vjeçari holandez do të presë madje edhe dy javë të tjera, kur do të zbresë në fushë për takimin e 27 shtatorit me Villarrealin, pikërisht në stadiumin e famshëm “Camp Nou”.
Në javën hapëse spikat derbi Valencia – Levante, gjithsesi në këtë javë do të bëjë pushim gjithashtu edhe Atletico e Diego Simeones. “Bardhekuqtë” nuk do të zbresin në fushë as në 20 shtator, kështu që dueli Levante – Atletico Madrid është shtyrë për një tjetër datë, prandaj për të parë në fushë “los colchoneros” duhet pritur 27 shtatori, kur Atleti do të përballet në “Wanda Metropolitano” me Granadën.
E gjitha kjo anomali është shkaktuar në mënyrë të kuptueshme për shkak të ngjeshjes së kalendarit dhe zhvillimit të pjesës së mbetur të Kupave të Evropës në muajin gusht, prandaj për të njëjtën arsye edhe dueli Sevilla – Elche i datës 20 shtator, në “Ramon Sanchez Pizjuan”, nuk do të zhvillohet, por skuadra e Lopetegit do ta fillojë kampionatin më datë 27 shtator, në derbin me Cadizin, që do të zhvillohet në Stadiumin Ramon de Carranza, vetëm tre ditë pas Superkupës Evropiane me Bajernin, në Pushkash Arena të Budapestit.
Më datë 25 tetor, në “Camp Nou”, do të zhvillohet “El Clasico” e parë e sezionit, ndërsa më 11 prill do të luhet sfida e kthimit, në “Santiago Bernabeu”. Derbi Real – Atletico do të luhet në 13 dhjetor dhe 7 mars. Derbi i zjarrtë andaluz, Betis – Sevilla, do të mbahet në datat 3 janar dhe 14 mars, ndërkohë derbi bask Athletic Bilbao – Real Sociedad është lënë për në datat 30 dhjetor dhe 4 prill, sakaq derbi Villarrel – Valencia është rezervuar në datat 18 tetor dhe 7 mars.
Sa i përket sfidës tjetër të futbollit spanjoll, Atletico Madrid – Barceolona, kjo klasike do të luhet më datat 22 nëntor dhe 9 maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...