Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zbardhet kalendari i sezonit të ri të Serie A, Strakosha-Hysaj përballë që në start

Në zyrat Sky Italia liga italiane e  futbollit ka zbuluar kalendarin e sezonit 2018-2019 të Serie A, i cili do të nisë me shkëndija që në fillim. Aventura e Cristiano Ronaldos dhe rruga e Juventusit drejt titullit të 8-të radhazi do të fillojnë me transfertën e Veronas ndaj Chievos. Lazio-Napoli do të jetë dueli i madh i javës së parë me Strakoshën që do të sfidojë Hysajn, ndërkohë që Interi do të ketë përballë macen e saj të zezë në këto vitet e fundit, pikërisht, Sassuolon. Torino-Roma është një tjetër sfidë interesante e javës së parë ndërsa Milani ka një takim të lehtë në letër pasi pret në shtëpi Genoan. Java e dytë rezervon dy superndeshje, Juventus-Lazio dhe Napoli-Milan ndërkohë që kalendari vazhdon në malore për kuqezinjtë që në javën e tretë do të sfidojnë Romën. Juventus-Napoli do të ndezë javën e 7-të,  derbi i Madoninës, Inter-Milan do të luhet në javën e 9-të, teksa java e 10-të do të ketë dy ndeshje big Lazio-Inter dhe Roma-Napoli. Në raundin e 12-të do të vihet në skenë Milan-Juventus, ndërsa java e 13-të do të kulmojë me Lazio-Milan. Për Interin dy sfida zjarri, pasi në javën e 14-të do të sfidojë Romën në Olimpico dhe në të 15-ën një javë më pas sërish në transfertë do të luajë derbin e Italisë ndaj Juventusit. Sezoni i ri i Serie A do të nisë më 18 gusht dhe këtë vit parashikohet të jetë më spektakolar se kurrë. Ashtu si një sezon më parë edhe këtë vit futbolli në Itali nuk do mungojë as për festa teksa gjatë Boxinx Day një ditë pas Krishtlindjes do të luhet java e 18-të që kulmon me supersfidën Inter-Napoli. Juventusi kampion në fuqi do ta mbyllë sezonin ndaj Sampdorias në transfertë.Është zbuluar edhe topi i ri i cili do të përdoret në të gjitha ndeshjet e sezonit 2018-2019 të Seria A përfshirë edhe Kupën e Italisë e Superkupën, ai quhet Nike Merlin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...