Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zbardhet plani për rifillimin e kampionatit, vetëm 239 persona në fushë e tribunë

Një pjesë e mirë e klubeve të Bundesligës Gjermane kanë rinisur stërvitjen nën masa të forta sigurie dhe me grupe jo më shumë se 8 lojtarë, për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit pas ndërprerjes që u bë rreth një muaj më parë.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, liga gjermane e futbollit po planifikon edhe mënyrën se si do të zhvillohen të gjithë ndeshjet e mbetura të Bundesligës, deri në mbyllje të sezonit.

Kështu bëhet fjalë për ndeshje me dyer të mbyllura, ndërsa në total mes fushës dhe tribunës pritet të ketë një numër maksimal prej 239 personash të seleksionuar me kujdes, për të ulur sa më shumë riskun e infektimit nga Covid-19.

Kështu 126 do të jenë në fushë dhe përreth saj, numër në të cilin përfshihen lojtarët e të dy skuadrave, stafet teknike e mjekësore, stafi i transmetimit dhe kapësit e topave, që do të jenë vetëm 4, nga 12 që janë zakonisht.

Pjesa tjetër prej 113 personash do të jenë të vendosur në tribunë dhe bëhet fjalë për gazetarë, përgjegjës sigurie dhe jo më shumë se 8 drejtues të çdo klubi. Numri prej 239 personash është ulur ndjeshëm nga ai prej 600 personash që ishin të pranishëm në ndeshjen Monchengladbach-Koln, para se të ndërpritej kampionati.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...