Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Zbavitem duke parë Juven”, De Ligt: E ndjek gjithmonë, por ky Inter…

Matthijs De Ligt nuk e ka harruar Juventusin. Mbrojtësi holandez kaloi tri sezone me bardhezinjtë italianë përpara se të transferohej te Bayern Munich në verën e vitit 2022.

24-vjeçari dhuroi asistin e golit të dytë të Bayernit në fitoren 3-0 kundër Lazios, rezultat që solli kualifikimin e skuadrës së Thomas Tuchel në çerekfinalet e Champions League.

 

Pas ndeshjes, De Ligt u ndal edhe tek ish-ekipi i tij: “Padyshim që vazhdoj ta ndjek Juventusin. Ata kanë humbur disa ndeshje, por po bëjnë një punë shumë të mirë.

Lexo edhe:

Skuadra ka shumë lojtarë të rinj, ndërkohë që Allegri ka krijuar një grup shumë të fortë. Kur dikush dëmtohet, gjithmonë një tjetër është gati ta zëvendësojë.

Zbavitem shumë duke parë ndeshjet e Juventusit, por Interi i këtij sezoni është diçka tjetër”, deklaroi qendërmbrojtësi i bavarezëve dhe kombëtares holandeze.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....