Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zbehja e ndjeshme e kampionatit spanjoll, gati të largohet edhe “muskëtieri i fundit”

Premier League është kampionati më i ndjekur dhe më i pasur në botë, ndërsa vitet e fundit kampionati spanjoll kishte “zgjuar” një rritje të jashtëzakonshme të interesit, për praninë e futbollistëve më të njohur në botë në planin individual.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar kanë qetë të tre pjesë e La Ligës deri tre vite më parë dhe kanë kontribuuar jo pak në rritjen e interesit për futbollin atje dhe mbi të gjitha për rritjen e vlerës së të drejtës televizive.

Megjithatë tre vite më parë ishte braziliani Neymar që la i pari kampionatin spanjoll, pasi klubi i Paris Saint Germain pagoi klauzolën për prishjen e kontratës së tij, ndërsa një vit më vonë, shembullin e “O Ney” e ndoqi edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit i dha fund eksperiencës te Reali i Madridit, ku kaloi periudhën më të suksesshme të karrierës së tij dhe vendosu të transferohet te Juventusi në kampionatin italian, për një shifër prej rreth 100 milionë eurosh.

Këtë verë, me përjashtim të ndonjë surprize të orëve të fundit, do të lërë kampionatin spanjoll edhe “muskëtieri i fundit”, Lionel Messi, mungesën e të cilit pritet ta ndjejë jo vetëm Barcelona, por edhe La Liga.

Kjo sepse nëse Messi do të lërë kampionatin spanjoll, atëherë interesi për të drejtat televizive të La Liga-s pritet të bjerë ndjeshëm dhe kjo do të ndikojë jo pak në buxhetet e klubeve, në një të ardhme të afërt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...