Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zbriti në fushë disa orë pas funeralit të babait, Teuta fiton edhe për Emiliano Vilën

Fitorja e Teutës ndaj Skënderbeut ishte një fitore për Emiliano Vilën, që vetëm 48 orë përpara sfidës me korçarët kishte humbur personin më të dashur të, tij babanë.

Ai përqafim i skuadrës, rreth ish lojtarit të kombëtares ishte më tepër se thjesht një gjest solidariteti, ishte si një shpërblim për sakrificën e pashoq të Vilës, për të qenë pranë ekipit dhe në një prej ditëve më të zeza të tij, për të ndihmuar Teutën në objektivin drejt Europës.

“Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: Profesor unë jam gati për të luajtur, kështu që më llogarit për ndeshjen ndaj Skënderbeut. Më emocionoi shumë të them të drejtën ai gjest i tij”, deklaroi trajneri shkodran i Teutës Edi Martini në përfundim të ndeshjes.

Për Vilën ishte e pamundur që në një moment të vështirë në jetë të mos mendonte dhe për Teutën, sepse ekipi i qytetit të tij lidhej pambarimisht dhe me kujtimet për babanë. Që kur Emiliano ishte fëmijë dhe bashkë me babanë e tij përjetonte sukseset e mëdha të Teutës së viteve 90-të.

Disa prej kujtimeve më të bukura me babanë, Vila i kishte të skalitura në “Niko Dovana” që për një durrsak të vërtetë, ajo fanellë e djemve të detit përfaqësonte më tepër se një ekip për t’u mbështetur. Zgjedhja për të luajtur mbrëmjen e kësaj të hëne ndaj Skënderbeut ishte një dedikim për babanë, për skuadrën e tij dhe për ato mijëra kujtime që kishin ndarë së bashku në stadium.

Për një mbrëmje Teuta u shndërrua në një pikë bashkimi mes së kaluarës, së tashmes dhe hyjnores, në një 90-minutësh ku nuk duhet të dorëzohesh kurrë, ashtu si në jetë.

Me Teutën në atë mbrëmje ishte dhe një bekim nga lart, ai përqafim mes Vilës dhe shokëve të skuadrës, ishte më tepër se aq, ishte përqafimi i një rrjedhe kujtimesh, që lidhen pafundësisht me babanë, Teutën dhe futbollin, me një bekim nga sipër, vetëm për Emiliano Vilën.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...