Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zbulimet dhe të panjohurit në javët e para të kampionatit

Ashtu si çdo vit kampionati shqiptar tregon që është një vitrinë e mirë për të ekspozuar vlerat çdo futbollist, i huaj apo shqiptar qoftë ky. Nëse në startin e këtij edicioni pritej që yjet e superiores të ishin Dejvi Bregu, Jasir Asani, Reginaldo apo edhe Tomislav Busiç, pritej gjithashtu që të kishte edhe zbulime të reja.

Nga partizani kryesues sigurisht që vijnë sinjale të mira, pasi përveç Asanit dhe shpërthimit të Jurgen Bardhit, po befason me lojën e tij edhe mesfushori Esat Mala. Lorenc Trashi në të majtë mbetet më i miri në rolin e tij dhe në këto 8 javë ka treguar se e ardhmja mund të jetë larg Superiores.

Tek skënderbeu zbulim mund të konsiderohet Nazmi Gripshi, jo sepse cilësitë e tij nuk njiheshin, por për faktin se në një sezon e gjysmë në Korçë kishte luajtur fare pak, duke harruar aromën e garës në Superiore. Zbulime në formacionin e Orges Shehit konsiderohen edhe Blerim Krasniqi e Beneyam Demte, dy lojtarë shumë të rëndësishëm në lojën e kampionëve.

Tek Laçi peshën e skuadrës po e mban veterani Ndriçim Shtubina, me golat dhe lojën e tij, ndërkohë që 8 javët e para kanë konsoliduar pozitat e Gjonit, Fangajt, Jonuzit, Lushkes dhe Xhixhës, si ndër më të mirët në pozicionet e tyre.

Reginaldo nuk ka shumë nevojë për fjalë pasi 5 golat e tij flasin vetë, ndërkohë që ka befasuar me cilësitë e tij francezi Chafik Tigroudja. Më në fund Latif Amadou po merr përsipër rolin e golashënuesit tek Teuta dhe mund të konsiderohet si zbulim i këtij edicioni.

Nëse janë shumë zbulime, mbetet edhe shumë pikëpyetje për disa futbollistë. Rubin Hebaj u afrua me bujë të madhe, por ende nuk po tregon aftësitë që e bënë të njohur kur luante me Vllazninë. Francezi Guedj ka treguar shenja të mira me aktivizimin tek Skënderbeu, por mbetet ende një mister që duhet zbuluar në të ardhmen, ashtu si dhe vlonjati Ardit Hoxhaj.

Tek Laçi pritet akoma më shumë nga maqedonasit Bojan Najdenov dhe Marjan Altiparmakovski, ndërsa tek Kukësi Haris Harba dhe Dino Spehar nuk po sjellin cilësinë e pritur. Në Vlorë pritet akoma më shumë nga Idi Batha, Danilo Alves dhe Agustin Torasa, që gjithsesi po tregojnë rritje nga java në javë.

Tek Tirana pikëpyetjet janë të mëdha dhe për këtë arsye faturën e dështimit e ka marrë ish trjaneri Ze Maria, që gjithsesi ka kritikuar shpesh afrimet e verës. Teuta investoi tek të rinjtë si Camara dhe Sidibe që në Durrës nuk po arrijnë të tregojnë vlerat e tyre si një sezon më parë tek Flamurtari.

Megjithatë ende nuk është mbyllur faza e parë dhe deri në përfundim të sezonit ka shumë rrugë përpara. Një gjë është e sigurt që në majin e vitit të ardhshëm do të kemi shumë emra premtues për të përmendur si dhe shumë lëvizje drejt kampionateve më cilësore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...