Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zbulimi i Genoas Pietek, start më të mirë se Andriy Shevchenko

Shumë pak njerëz e njihnin përpara transferimit të tij te Genoa, por sot po ata njerëz janë më se të lumtur për shpërthimin e Krzysztof Piatek, që në sezonin e parë në Itali. Fillimisht katër golat e shënuar kundër Lecces në Kupë e më pas golat në kampionat njëri pas tjetrit, më saktë gjashtë në pesë ndeshjet e para, të cilat e bëjnë polakun golashënuesin më të mirë në Serinë A dhe në pesë kampionatet më të mira në Europë.
Deri më tani në këtë sezon, ai është më mirë se Messi e Cristiano Ronaldo, e pavarësisht se krahasimet me legjendat mund të jenë të pavend, është më mirë edhe se Andriy Shevchenko, i cili në sezonin e tij të parë në Itali me Milanin, në vitin 1999, shënoi pesë gola në katër ndeshjet e para, më pas mbylli kampionatin si golashënuesi më i mirë me 24 gola. Një mesatare golash mahnitëse, që e fut sulmuesin e Genoas në historinë e klubit, pasi ai është i vetmi lojtar që ka shënuar në 5 ndeshjet e para të Serisë A. E nuk ka si të mos mungojnë interesimet e klubeve të mëdha. Genoa investoi vetëm 5 milionë euro për polakun, por skuadra si Interi, Juventusi e Barcelona do të ishin të gatshme të paguanin shifra të çmendura, nëse 23-vjeçari do të vazhdonte me këto ritme gjatë gjithë sezonit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...