Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zbulimi i “L’Equipe”: PSG refuzoi ofertën e Realit për Neymar, 100 milionë plus…

Merkatoja e futbollistëve po i afrohet fundit dhe braziliani Neymar mbetet emri më i rëndësishëm që duhet të vendosë të ardhmen e tij. Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi mbetet destinacionet e mundshme të tij, pa përjashtuar mundësinë që të mbetet në “Parque des Princes”.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, PSG ka refuzuar të enjten ofertën e parë të Realit të Madridit, që përfshinte përveçse një shumë të majme parash, edhe tre futbollistë. Më konkretisht, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, ka ofruar 100 milionë euro, plus tre emra të rëndësishëm si Keylor Navas, Gareth Bale dhe James Rodríguez.

“L’Equipe” shton gjithashtu se më parë PSG ka hedhur poshtë edhe ofertat e tjera nga Barcelona dhe Juventusi për “yllin” brazilian.

Neymar ka mbetur jashtë skuadrës që në këtë fillim sezoni, zyrtarisht, për arsye teknike, por në Francë vazhdojnë të këmbëngulin se po të jetë në dorë të trajnerit gjerman, Thomas Tuchel, ai do të përfshihet në formacion për takimin e radhës të kampionatit francez, kundër Toulouse, të dielën, në orën 21:00.

Situata e Neymarit në Paris është shumë e vështirë, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me tifozët, por edhe për qëndrimin e tij të palëkundur për t’u larguar nga Ligue 1.

Neymar u largua 2 vite më parë nga Barcelona, pasi PSG pagoi shumën rekord 222 milionë euro. Ai është i vendosur për t’u kthyer në “Camp Nou”, qëndrim që e ka ndihmuar Barcelonën në bisedimet me klubin parizien, ndonëse ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...