Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zbulimi i Messit: Ja pse do ta largohesha nga Spanja, ikja e Ronaldos…

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona. Në interevistën e gjatë dhënë për radion kryesore katalane, 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja.

“Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”.

Lionel Messi ka punuar me shumë trajnerë te Barça, por ai që i ka lënë më shumë mbresa është trajneri aktual i Manchester City-t.

“Trajneri më i mirë? Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë dhe Luis Enrique, shumë afër”.

Për një dekadë rivaliteti Messi-Roaldo ishte kryfjala e futbollit në Spanjë. Largimi i CR7 te Juventusi, sipas Messit, e ka dobësuar Realin.

“Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...