Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Kupa e Italisë ka njohur çerekfinalistet e sezonit 2022-2023, teksa surprizë ishin eliminimi i Milanit dhe i Napolit, përkatësisht nga Torino dhe Cremonese. Ndërkohë, Liga e Serisë A ka bërë të ditur edhe kalendarin e çerekfinaleve, duke zbuluar datat dhe oraret e të 4 sfidave.

Kështu të martën e 31 janarit, në orën 21:00, Interi do të presë Atalantën në “San Siro”, në një ndeshje teke, që do të vendosë edhe skuadrën që do të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të mësohen të mërkurën dhe do të dalin nga ndeshja Fiorentina-Torino, e planifikuar për në orën 18:00 dhe sfida Roma-Cremonese, e planifikuar për në orën 21:00.

E enjtja në mbrëmje është rezervuar për një tjetër përballje mjaft interesante, siç është ajo mes Juventusit dhe Lazios që do të startojë në orën 21:00. Të katër sfidat do të transmetohen ekskluzivisht në ekranin e SuperSport.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...