Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zbulohen detajet e huazimit të Lukakut, ja kur pritet zyrtarizimi

Inter dhe Chelsea kanë kopsitur gjithçka për rikthimin e Romelu Lukaut te zikaltrit, teksa sulmuesi belg ka planifikuar të udhëtojë drejt Milanos në fillim të javës së ardhshme, kur edhe do të kryejë vizitat mjekësore dhe hedhë firmën mbi kontratë.

Ashtu siç konfirmohet nga burime pranë bluve të Londrës, marrëveshja mes dy klubeve parashikon huazimin e thjeshtë të sulmuesit, pa të drejtë blerjeje dhe pa detyrim, në fund të sezonit të ardhshëm, teksa është lënë e hapur mundësia e rinovimit të huazimit.

Ndërkohë, vetë sulmuesi belg është mjaft i lumtur për rikthimin te Interi dhe mediat britanike zbulojnë se sakrifica e tij ka qenë shumë e madhe për t’u bashkuar me zikaltrit, pasi ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës.

Te Interi Lukaku do të përfitojë vetëm 8.5 milionë euro, nga 13 të tilla që merrte te Chelsea dhe tashmë ka kontaktuar me të gjithë miqtë që ka në Milano, për t’u treguar entuziazmin e rikthimit.

Natyrisht operacioni për huazimin e Lukakut mund të quhet një sukses i drejtuesve të Interit, që vetëm një vit më parë e shitën belgun për 115 milionë euro, ndërsa tani e rikthen në huazim, për vetëm 8 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...