Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Zbulohen pretendimet ekonomike të Salah, Liverpool me “shpatulla pas murit”

Kur i ka mbetur edhe një vit kontratë me fanellën e Liverpool, e ardhmja e Mohamed Salah me të kuqtë është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Klubi dhe sulmuesi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon rinovimit të kontratës, teksa shkaku kryesor është kërkesa e lartë financiare që egjiptiani pretendon për të vazhduar aventurën në Anfield.

Së fundmi, The Athletic ka zbuluar edhe pretendimet ekonomike të Salah, i cili sipas prestigjiozes amerikane kërkon plot 400.000 paund në javë. Një shifër e cila shkon përtej mundësive të Liverpool megjithatë sulmuesi është i bindur se i meriton paratë nisur nga paraqiitjet në fushë dhe në këtë formë kërkon nga klubi një përpjekje për t’ia plotësuar dëshirën.

Gjithsesi, deri më tani, drejtuesit e Liverpool nuk shkojnë më shumë një pagë javore prej 250.000 paundësh dhe mbetet për t’u parë nëse do ta krijojnë mundësinë për t’iu afruar shifrës që pretendon Salah.

Ndërkohë, nëse Salah do të rinovonte sipas kërkesave të tij, atëherë do të shndërrohej në futbollistin e gjashtë më të paguar në botë pas Iniestës që fiton 31 milionë dollarë në vit tek Vissel Kobe në Japoni, Cristiano Ronaldos me 36 milionë dollarë në vit te Manchester United, Neymar me 36.5 milionë dollarë te PSG, Lionel Messit me 41 milionë dollarë te PSG dhe Kylian Mbappe me 62 milionë dollarë po te PSG.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...