Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zbulohen shifrat e transferimit të “tulipanit” Van de Beek në “Old Trafford”

Drejtuesit e Manchester United sigurojnë marrëveshjen me krerët e Ajaksit për mesfushorin Donny van de Beek. Për 23-vjeçarin e përfaqësueses holandeze më herët kishin krijuar interesim gjithashtu edhe klube si Reali i Madridit, Totenhami, Interi, Juventusi apo dhe Barcelona, por në fund, me sa kuptohet, mesfushori i Ajaksit vendos të largohet nga Eeredivisie, për t’u zhvendosur në Premier League, në radhët e “Djajve të Kuq”.

Një histori e gjatë e mbushur plot spekulime mediatike, megjithatë tani gjithçka merr pothuajse formë zyrtare dhe burime pranë United lënë të kuptohet se “Red Devils” arritën marrëveshjen me drejtuesit e klubit nga Amsterdami për shumën e 40 milionë stërlinave.

Nga sa bëjnë të ditur mediat pranë klubit më të titulluar në Angli, Donny van de Beek bëhet gati për të firmosur një kontratë 5-vjecare me Manchester United.

Ish-lojtari i Ajaksit do t’u nënshtrohet kontrolleve të zakonshme mjekësore si dhe testeve të tjera rutinë, ndërsa kontrata ndërmjet palëve pritet të firmoset brenda këtyre ditëve. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” përshpejtuan bisedimet, në mënyrë që Donny Van de Beek të përshtatet sa më shpejt me futbollistët e United, për të qenë kështu i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për takimin e tyre hapës të edicionit të ri të Premiershipit, që do të luhet më datë 19 shtator, në “Old Trafford”, ndaj ekipit londinez Crystal Palace.

47-vjecari norvegjez është një admirues i flaktë i 23-vjeçarit nga Provinca e Gelderlandit, që ka debutuar me përfaqësuesen portokalli që në vitin 2017 dhe numëron 10 ndeshje gjithsej me “tulipanët”, për më tepër në shumë raste ndeshjet e tij janë ndjekur me vëmendje nga trajneri nordik. Të gjithë prisnin Sanchon të vinte nga Borusia e Dortmundit, por në këtë mënyrë do të jetë pikërisht Donny van de Beek përforcimi i parë për “Djajtë e Kuq” në merkaton e kësaj vere.

Me Ajaksin, në Holandë, Donny van de Beek ka fituar gjithçka mund të fitohej, madje mesfushori ishte pjesë e finales që “harkëtarët” humbën në Suedi tre vjet më pare, në Europa League, pikërisht me Manchester United, që asokohe drejtohej nga trajneri Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...