Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbulohen shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala

Zbulohen shkaqet e ndarjes nga jeta të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala.Vdekja e 28-vjeçarit u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu konfirmoi ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas. Trupi i Sala u nxorr këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh. Më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij.

Kujtojmë që 28-vjeçari po fluturonte me avionin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist. Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar, derisa të grumbullohet shuma prej 300 mijë paund për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij.Ndërkaq, në vijim do të ketë një hetim që do të zgjasë 6 deri në 12 muaj për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...