Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Zbulohen datat dhe oraret kur do të luhen 2 derbit e Italisë në Kupë!

Për të gjithë apasionuarit e futbollit italian, në këtë sezon do derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të luhet dy herë më shumë, sepse zikaltrit dhe bardhezinjtë shorti i ka vendosur përballë edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë që do të luhen me vajtje ardhje. 2 mesjavat e ardhshme do të jenë vërtet magjike në futbollin italian pasi në harkun e 7 ditëve Interi dhe Juventusi do të sfidojnë dy herë të tjera njëra-tjetrën vetëm pak ditë pas atij dueli në kampionat që u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës së Contes.

Derbi i parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë do të luhet pas 5 ditësh pikërisht të martën e 2 shkurtit në orën 20:45 në San Siro me Interin që do të ketë dy mungesa big në këtë sfidë siç janë ato të Lukakut dhe Hakimit të cilët janë të skualifikuar. Përballja e kthimit do të luhet pas një jave në datën 9 shkurt në Allianz Stadium aty ku do të përcaktohet edhe skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Kupës së Italisë. Të dyja këto supër përballje do të transmetohen live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...