Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Zbulohet kalendari i Shqipërisë në grupin I, kuqezinjtë e nisin me Andorran dhe e mbyllin…

Ditën e martë u hodh shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi, lexohet në njoftimin e FSHF. Një short deri diku shumë i favorshëm për skuadrën e Edy Rejas që në 3 sfidat e para që do të luhen në muajin mars përveç do të sfidojnë edhe Anglinë në Tiranë dhe San Marinon në transfertë dhe mundësitë për të marrë 7 pikë janë reale në këto tre takime të para nëse Shqipëria do të rezistojë ndaj tre luanëve qoftë duke mbajtur dhe një barazim.

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...