Kupa e Shqipërisë

Zbulohet kalendari në Kupën e Shqipërisë, projektohet derbi i kryeqytetit në çerekfinale

Kupa e Shqipërisë starton këtë të enjte teksa është përcaktuar edhe rrugëtimi i skuadrave pjesëmarrëse deri në fazën gjysmëfinale, aty ku goglat do të përcaktojnë më pas përballjet. Fillimisht, këtë të enjte do të luhen dy ndeshje me eliminim direkt teksa Veleçiku pret Murlanin dhe Devolli pret Sopotin.

Fituesi i çiftit të parë luan më pas me Tiranën në turin e parë, ndërsa fituesi i çiftit të dytë përballe me Laçin. Sakaq, fituesit në fuqi të Kupës, Vllaznia, nis rrugëtimin e saj drejt mbrojtjes së titullit me Flamurtarin. Nëse shkodranët kalojnë vlonjatët, atëherë në raundin pasardhës presin fituesin e çiftit Pogradeci-Bylis dhe në rast se mbërrijnë deri në çerekfinale, atëherë përplasen me Partizanin.

Të kuqtë e nisin me sfidën ndaj Orikut dhe më pas presin fituesin e çiftit Besa-Korabi dhe më pas nëse ia dalin të shkojnë në çerekfinale për t’u ndeshur me Vllazninë. Sakaq, Dinamo e nis rrugëtimin e saj në ndeshjen ndaj Butrintit ndërsa në turin pasardhës e pret fituesja e çiftit Vora-Kastrioti. Nëse Blutë mbërrijnë deri në çerekfinale atëherë projektohet një derbi i mundshëm ndaj Tiranës.

Turi 1/16 (date 28.09.2022 – 12.10.2022)
A1 (Veleciku-Murlani) – Tirana (A1)     B2 (Devolli-Sopoti)-Laci (B1)
Oriku-Partizani (A2)                                  Laberia-Kukesi (B2)
Flamurtari-Vllaznia (A3)                          Luzi 2008-Teuta (B3)
Vora-Kastrioti (A4)                                    Shkumbini-Egnatia (B4)
Butrinti-Dinamo (A5)                                Maliqi-Skenderbeu (B5)
Pogradeci-Bylis (A6)                                  Turbina-Erzeni (B6)
Besa-Korabi (A7)                                         Beselidhja-Apolonia (B7)
Lushnja-Terbuni (A8)                                Burreli-Tomori (B8)

Turi 1/8 (date 18.01.2023 – 01-02-2023)

Grupi A           Grupi B
A8 – A1 (C1)    B8 – B1 (T1)
A7 – A2 (C2)   B7 – B2 (T2)
A6 – A3 (C3)   B6 – B3 (T3)
A5 – A4 (C4)   B5 – B4 (T4)

Turi 1/4 (date 01.03.2023 – 15.03.2023)
Grupi A      Grupi B
C4 – C1        T4 – T1
C3 – C2        T3 – T2

Turi ½ (date 26.04.2022 – 11.05.2023)
Për përcaktimin e çifteve gjysmë finalistë hidhet short i lirë ndërmjet 4 (katër) ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency