Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zbulohet kompania fituese, ja cili do jetë emri i ri i Arenës Kombëtare!

Duhet edhe vetëm 1 javë nga inagurimi i madh i Arenës Kombëtare që tashmë nuk do të quhet më e tillë pasi ka një emër. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me kompaninë e parë ajrore shqiptare Air Albania që ka vetëm pak kohë që është lançuar në tregun e flturuimeve dhe stadiumi i ri do të mbajë emrin Air Albania Stadium për 5 vitet e ardhshme. Në garë për të mbajtur emrin e stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera shumë të njohura si Sigal, Vodafone etj por sipas asaj që raporton Top Chanell, oferta e Air Albania ishte më joshësja për FSHF-në me marrëveshjen që do të zyrtarizohet ditën e hënë. Flitet për një shumë prej 650 mijë eurosh në vit që Air Albania do të derdhë në arkat e FSHF-së për të mbajtur emrin e stadiumit të ri.

FSHF hapi një ankand në datën 22 korrik për emrin e stadiumit ku ftoi të gjitha ato kompani të interesuara që t’i vinin emrin e tyre stadiumit të ri, të paraqisnin ofertat. Një proces ky që u shoqërua me debate të shumta,  por FSHF qartësoi se arsyet që sollën në këtë zgjidhje janë vetëm financiare pasi stadiumi duhet të mirëmbahet.Shitja e të drejtave të emrit u bë për një afat minimal prej 5 vitesh teksa çmimi dysheme i vendosur fillimisht ishte 600 mijë euro në vit.

Ashtu si në pjesën më të madhe të botës edhe në Shqipëri stadiumi i ri, më i madhi dhe më moderni në vend do të ketë një emër komercial për arsye financiare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...