Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Zbulohet kundërshtari, miqësore speciale e kuqezinjve në mars

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo të hënë në SportNews (21:00) nën drejtimin e moderatorit Gjergji Stefa.

Drejtori i SuperSport, Egi Duro theksoi se është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj helvete që kjo përballje të luhet në Zvicër, ndërsa do të përcaktohet në vijim stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë. Me shumë mundësi, ky duel do të luhet në Zyrih.

Ndeshja miqësore, ku skuadra kombëtare do të mbështetet nga shumë tifozë shqiptarë, do të jetë në kuadër të përgatitjeve të skuadrës për Kampionatin Europian që do të luhet verën e vitit të ardhshëm në tokën gjermane.

Lexo edhe:

Kuqezinjtë do të luajnë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në tri ndeshjet e grupit B. Ku dëshira e madhe do të jetë kalimi i fazës së grupeve, pavarësisht se ndodhemi në të ashtuquajturin “grupi i ferrit”. Gjithsesi ka besim dhe optimizëm në kampin kuqezi.

FSHF po punon për të arritur organizmin e së paku dhe një tjetër ndeshjeje miqësore në muajin mars, ndërkohë që në maj, ekipi pritet që të ketë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, para nisjes së europianit. Kompeticion që fillon në datën 14 qershor dhe përfundon në të njëjtën datë të muajit korrik.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...