Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zbulohet lidhja, vjehrri Bergkamp ndërhyn për largimin e holandezit nga “Djajtë e Kuq”

Crystal Palace nisi negociatat me Manchester United për huazimin e Donny van de Beek me “shkuesinë” e një legjende të futbollit, si Dennis Bergkamp. Holandezi, që ka shkëlqyer në Premier League tek Arsenali, babai i së dashurës së van de Beek, ka kontaktuar ish-shokun e tij të skuadrës, Patrick Vieira për t’i bërë këtë “nder”, pra për të marrë te Crystal Palace mesfushorin holandez të “Djajve të Kuq” për disa muaj në “Selhurst Park”.

Vieira është i lumtur me skuadrën e tij, por beson se përvoja evropiane e Van de Beek mund të jetë e vlefshme për këtë pjesë të mbetur të sezonit. Prandaj, ai shpreson në arritjen e marrëveshjes sa më parë me United.

Van de Beek e ka pasur shumë të vështirë për të të fituar një vend në formacion e “Djajve të Kuq” që kur u transferua në “Old Trafford” nga Ajaxi për 40 milionë stërlina në vitin 2020. 24-vjeçari ka mundur të aktivizohet vetëm katër herë titullar gjatë përvojës së tij në Manchester.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...