Matthijs de Ligt ishte një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje.
Holandezi u transferua nga Juventus te Bayern Munich për 5 vite, për një shifër që në total shkon 80 milionë euro.
Megjithatë një detaj që ende kishte mbetur i pazbuluar është numri që 22-vjeçari do të mbajë te kampionët e Gjermanisë.
Mbrojtësi do të jetë numri 4 i bavarezëve, ndërsa numri 9 i Robert Lewandowskit, i cili la Bayernin për Barcelonën, ende mbetet pa trashëgimtar.
