Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zbulohet oferta e Barçës për Lewandowskin, pritet përgjigjja e Bayernit

Barcelona mësohet se ka bërë një ofertë zyrtare Bayernit në orët e fundit për të marrë shërbimet e Robert Lewandowskit. Sipas gazetës gjermane “Bild”, klubi i Barçës u ka ofruar bavarezëve 35 milionë euro për të marrë shërbimet e “bomberit” polak.

Gazeta gjermane siguron gjithashtu se përgjigja do të jetë negative, sepse Bayerni nuk do ta shesë “yllin” e tij për më pak se 50 milionë euro. Kampionët e Bundesligës e konsiderojnë të pamjaftueshme ofertën, pavarësisht se për Sadio Mané, në një skenar të ngjashëm dhe për një lojtar më të ri të klasit botëror (30 vjeç), sapo kanë paguar 32 milionë euro në arkat e Liverpoolit (plus bonuset).

Gazetari polak, Tomasz Włodarczyk, thotë se Barça e ka rritur ofertën prej 35 milionësh me 5 milionë të tjera në formë variablash. Oferta 35+5 i Barçës do të ishte shumë e ngjashme me 32+9 të Bayernit për Manénë.

Në çdo rast, Barça lëviz me qetësi duke e ditur se Lewandowski tashmë ka ndërmarrë hapin për t’ua bërë të qartë drejtuesve të Bayernit se dëshiron të veshë fanellën e “blaugrana”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...