Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zbulohet oferta e Romës për Antonio Conten

Në të ardhmen e Antonio Contes projektohet stoli verdhekuq i Romës. Klubi kryeqytetas është vënë në kërkim të trajnerit që do të ketë objektiv rikthimin e skuadrës në nivelet e larta europiane dhe emri më i përshtatshëm është ai i ish-teknikut të Chelsea-t.

Drejtuesit e Romës mësohet se kanë gati ofertën faraonike 9.5 milionë euro në sezon si dhe disa garanci teknike. Që nga largimi i tij nga stoli i bluve të Londrës, profili i trajnerit italian është lidhur me disa klube elitare të Kontinentit të Vjetër, që nga Reali i Madridit, Interi,
PSG e deri te Bayerni i Mynihut, por, me sa duket, e vetmja ofertë konkrete ka mbërritur për të nga Roma. Sipas “Corriere della Sera”, oferta e majmë e verdhekuqve i është propozuar prej disa javësh Contes, ndërkohë që të gjithë e jepnin të sigurt kalimin e tij tek Interi.

Sfida e 49-vjeçarit do të jetë ringritja e Romës në krye të klasifikimit, duke u shndërruar në rivale kryesore në luftën për titull.

Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare të trajnerit italian, që ndoshta pret të krijojë një ankand për shërbimet e tij. Mësohet se Conte, në garancitë teknike ka përfshirë qëndrimin Kolarov, Manolas dhe Dzekos. Me pak fjalë, te Roma antike janë në pritje të tymit të bardhë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...