La Liga

Zbulohet paga e Zidane te Reali i Madridit, paguhet si trajner “normal”!

Pas rikthimit në stolin e Realit të Madridit, është zbuluar edhe paga që do të përfitojë Zinedine Zidane i cili ka firmosur me Los Blancos deri në verën e vitit 2022. Edhe pse ka fituar 3 herë kompeticionin më të rëndësishëm për klube me Realin, UEFA Champions League, paga e Zidane nuk krahasohet aspak me ato të trajnerëve të tjerë me emër të madh si Guardiola apo Mourinho.

“El Confidencial” ka hedhur dritë për herë të parë në lidhje me pagën që Zidane do përfitojë në kontratën e re me “Los Blancos” deri në vitin 2022.Paga neto do të jetë 12 milionë euro dhe një seri bonusesh do jenë për francezin, që do e rrisin pagën e tij deri në fund të kontratës. Të ardhurat e tij do të ndikohen edhe në bazë të rezultateve që do të arrijë përgjatë këtyre tri viteve si trajner.Florentino Perez kishte arritur marrëveshjen me Jose Mourinho, por reagimi i lojtarëve bëri që portugezi të mos rikthehet në Madrid. Për të ishte programuar një pagë pothuajse sa dyfishi i Zidane, teksa tek Manchester United “Special One” përfitonte 20 milionë euro në sezon.Një tjetër kuriozitet që ka zbuluar media spanjolle është se Zidane e filloi karrierën si trajner tek të rinjtë e Real Madrid me 2.5 milionë euro në sezon, kur fitoi Champions-in numër 11 për Real-in paga i shkoi në 5.5 milionë euro, ndërsa kur u largua ishte 7.5 milionë. Në katër vite si trajner Zidane ka shkuar nga 2.5 milionë në 12 milionë euro pagë si trajner.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency