Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohet plan B, Olimpiada e Tokios mund të shtyhet 2 vjet

Pishtari olimpik tashmë është duke udhëtuar drejt kryeqytetit japonez, por në këtë pike zbulohet plani B që organizatorët e “Tokio 2020” mund të kenë në rast se pandemia e Coronavirusit prish gjithçka.

Si çdo katër vjet, Greqia ishte skena e ceremonisë për ndriçimin e pishtarit Olimpik, i cili do të mbërrijë javën tjetër në Japoni, para se të fillojnë lojërat në 24 korrik, por sot nuk dihet nëse pishtari do të ndezë flakën e madhe në Tokio; nëse do ta bëjë këtë muaj ose vite më vonë apo Tokio do të humbë mundësinë për të organizuar olimpiadën për të cilën është përgatitur me vite.

Fantazma e Coronavirusit të ri u ngrit në Kinë, ndërsa vëmendja në Japoni u kthye në Lojërat Olimpike. Organizatorët e Tokyo 2020” kanë insistuar që nuk ka ndryshim të planeve, mëgjithëse janë shtuar zërat që e vënë në diskutim zhvillimin e eventit. I fundit ka qenë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në një prononcim për gazetarët, të enjten, sugjeroi mundësinë e shtyrjes së Lojërave për një vit, për të shmangur rrezikun që Olimpiada të zhvillohet “me stadiume bosh”. Autoritetet në Japoni vazhdojnë të insistojnë se nuk ka ndonjë ndryshim plani. Sipas tyre, përgatitjet vijojnë normalisht dhe Olimpiada do të nisë në datën e caktuar.

“As Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe as Komiteti Organizativ (Tokio 2020) nuk kanë marrë në konsideratë shtyrjen ose anulimin e Lojërave “, – tha ministri japonez për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike, Seiko Hashimoto. Presidenti i IOC, Thomas Bach, duke folur para gazetarëve në Greqi me rastin e ceremonisë së ndriçimit të flakës olimpike, theksoi:

“Ne jemi plotësisht në të njëjtën linjë me mikpritësit tanë japonezë në angazhimin tonë për të dhënë një Olimpiadë të sigurt në korrik të këtij viti.”

Megjithatë, ka pak informacione se çfarë opsionesh kanë organizatorët nëse pandemia vazhdon të krijojë kufizime në udhëtime nëpër botë, duke infektuar më shumë vende dhe më shumë njerëz (deri tani ka vdekur mbi 4600 persona në të gjithë botën).

Nuk ishte vetëm Trump që sugjeroi shtyrjen me një vit Olimpiadës. Të mërkurën, anëtari i bordit ekzekutiv të Komitetit Organizues të Tokios 2020, Haruyuki Takahashi, tha se gjëja “më realiste” do të ishte shtyrja e Olimpiadës një ose dy vjet, në vend që të anulohet.

“Ka më shumë mundësi gjatë verës, pas dy viteve, sepse ekziston një hapësirë ​​midis ngjarjeve të tjera sportive ndërkombëtare. Nëse do të shtyjmë Olimpiadën, duhet të përgatitemi tani.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...