Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zbulohet plani B për Serinë A, play off për të përcaktuar kampionin

Pandemia vazhdon të godasë fort Italinë dhe për pasojë edhe futbollin, prandaj Federata Italiane e Futbollit, po mendon edhe për një mënyrë tjetër për të dhënë verdiktet në rast se situata përkeqësohet dhe ndeshjet nuk mund të luhen rregullisht. Një skenar që po mendohet duke marrë në konsideratë faktin që është e pamundur të kemi një shtyrje të re të Europianit. Pra, të gjitha kampionatet duhet të mbyllen brenda majit.

Plani i famshëm B, sikurse raporton “Corriere dello Sport”, do të lejojë që kampionati të përmbyllet në vetëm 8 javë, me kusht që të paktën të luhet e gjithë faza e parë, në mënyrë që të gjitha ekipet të kenë të njëjtin numër ndeshjesh dhe të jenë përballur të paktën një herë me çdo kundërshtar.

Në këtë pikë, 12 ekipet e renditura më lart të ndahen në dy grupe me nga gjashtë skuadra për të luajtur për titullin me ndeshje brenda dhe jashtë, në stilin e fazës së grupeve të Championsit. Dy të parat kualifikohen në gjysmëfinalet e kampionatit, që do të luhen me ndeshje teke (kuptohet edhe finalja).

Tetë skuadrat e renditura më poshtë, të gjitha të përfshira në një grup, do të luftonin për mbijetesën.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...