Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zbulohet prapaskena interesante, ja premtimi që Barça i bëri Neymar-it për të mos kaluar te Reali!

Verën e kaluar në merkato kishte një luftë të ashpër mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për të marrë shërbimet e brazilianit Neymar. Fillimisht O’Ney ishte shumë pranë transferimit te blaugranat ndërsa më pas në pamundësi për ta blerë Barça në garë për 28-vjeçarin u fut fuqishëm edhe Reali i Madridit me presidentin Florentino Perez që e pëlqente sëtepërmi lojtarin. MundoDeportivo ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante lidhur me Neymar Jr, sepse që lojtari të mos pranonte ofertën e Los Blancos dhe të qëndronte edhe një tjetër vit te Paris Saint Germain, Barcelona i ka premtuar futbollistit se nëse nuk do ta blente dot verën e kaluar do ta blejë gjatë kësaj vere. Një lëvizje kjo e blaugranave për të frenuar kalimin e Neymar te rivalët madrilenë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse premtimi do të mbahet dhe 28-vjeçari do të rikthehet te Barça gjatë kësaj vere.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...