Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zbulohet prapaskena interesante, si kampioni i Europës refuzoi stolin e United

Manchester United vazhdon të kontaktojë trajnerë të ndryshëm. “Djajtë e Kuq” shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer pak ditë më parë, teksa i kanë besuar përkohësisht stolin Michael Carrick.

Emra si Zidane, Pochettino, Unai Emery, Brendan Rodgers, Luis Enrique, Julen Lopetegui apo Rudi Garcia janë përfolur si kandidatë për postin e trajnerit të skuadrës së Premier League.

Bild zbulon edhe një tjetër emër intrigues. Gazetari i të përditshmes gjermane, Christian Falk shkruan se drejtuesit e United kanë tentuar edhe Roberto Mancinin, i cili udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Euro 2020.

Gjithsesi, 56-vjeçari italian, i cili ka drejtuar më parë edhe rivalët e Manchester City, ka refuzuar me mirësjellje ofertën e klubit anglez.

Mancini ka kontratë me FIGC (Federata Italiane e Futbollit) deri më 2026 dhe është i fokusuar te përgatitja e fazës “play-off”, pengesë që Italia duhet ta kalojë për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...