Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zbulohet prapaskena tek United, Solskjaer u zgjodh nga Ferguson

Ka qenë legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, personi që ka ndërmjetësuar marrëveshjen për rikthimin e bujshëm në Old Trafford të Ole Gunnar Solskjaer, sigurisht në rolin e trajnerit të përkohshëm.

Ish-sulmuesi norvegjez i “Djajve të Kuq” u rreshtua mes disa kandidaturave për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës në një moment të vështirë, pasi Ed Woodward vendosi të shkarkonte Jose Mourinhos pas disfatës zhgënjyese në Liverpool.

Mësohet se ish-trajneri i famshëm i United, Ferguson, punoi në prapaskenë për kthimin e i sh-ndihmësit të tij, Mike Phelan, 56 vjeç, si bashkëpunëtori kyesor i Solskjaer.

Woodward ishte i dëshpëruar pas humbjes me Liverpoolin dhe e kishte vendosur shkarkimin e Mourinhos, por dështimet e njëpasnjëshme të disa trajnerëve të njohur (David Moyes, Louis van Gaal dhe Mourinho) e shtynë të merrte mendimin e legjendës skoceze.

Vendimi për shkarkimin e Mourinhos u mor menjëherë pasi ishte siguruar që Solskjaer dhe Phelan kishin pranuar të drejtonin përkohësisht ekipin, sigurisht me ndërmjetësimin e Ferguson. Kjo lëvizje u duk qartë se është pritur mirë edhe nga lojtarët, që reaguan me një fitore bindëse 1-5 në fushën e Cardiffit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...