Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Zbulohet procedura për blerjen e biletave për finalen e Conference League

Kur kanë mbetur edhe 30 ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, që do të luhet në stadiumit “Air Albania” të Tiranës më 25 maj, vijojnë përgatitjet intensive për organizimin sa më të mirë të këtij eventi nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Grupet e punës janë çdo ditë në terren duke përgatitur çdo detaj për mirëpritjen e kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë në mënyrë që organizimin i finales të jetë perfekt. Duke parë edhe interesimin e madh të tifozëve për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit edhe një herë bën me dije se të gjithë të interesuarit për të blerë bileta për finalen e UEFA Conference League mund të regjistrohen në linkun https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/ dhe të krijojnë një llogari personale.

Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.

Përveç biletave të rezervuara për tifozët e dy ekipeve finaliste, UEFA do të nxjerrë në shitje edhe një numër të caktuar biletash për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të ndjekin këtë finale.

Sa i përket garës, kanë mbetur katër skuadra që pretendojnë për trofeun, teksa në mesjavë do të luhen edhe dy çiftet gjysmëfinale, Leicester – Roma dhe Feynoord – Olimpique Marseille. Nga këto dy çifte do të përzgjidhen edhe dy finalistet që do të luajnë në Tiranë më 25 maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...