Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zbulohet shtatorja e Majlinda Kelmendit: Ditë historike, e nisa këtu dhe kapa majat

U përurua në Pejë, në vendlindjen e saj shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e vetmja sportiste nga Kosova me medalje të artë në eventin më të rëndësishëm të sportit në botë. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat “Olimpike RIO 2016”. Kjo statujë e xhudistes me famë botërore është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për ju. Ashtu si po e përjetoni ju, unë po e përjetoj edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur! Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu, në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën. Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, e kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë,” – tha në fjalën e saj 28-vjeçarja.

 

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...