Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Zbulon çfarë ndodh te Liverpool, Diouf: Kërkesat e Salah nuk do plotësohen sepse është afrikan

Ish-lojtari i Liverpool El Hadji Diouf ka hedhur akuza të rënda ndaj klubit të “The Reds”, ndërsa ka thënë se Mohamed Salah nuk i ofrohet kontrata me kushtet që meriton vetëm sepse është afrikan. Duke folur për “Be IN Sports”, Diouf paralajmëroi egjiptianin se ai asnjëherë nuk do të marrë atë që meriton te klubi anglez.

Ish-futbollisti ka theksuar se shpreson që Salah të rinovojë me Liverpoolin, pasi sipas tij kalimi te Real Madrid do të thoshte të niste çdo gjë nga e para, por shton se diskutimet për kushtet kanë për të qenë të vështira.

“Liverpool duhet të pranojë kërkesat e Salah. Nëse do të isha në vend të Salah do të qëndroja te Liverpool, ai është lojtari më i mirë në klub së bashku me Sadio Mane dhe të dy së bashku mund të fitojnë shumë trofe. Ai është 29-vjeç dhe unë i them të luajë edhe katër vite të tjera me ‘The Reds’. Një transferim te Real Madrid nënkupton se do i duhej të niste çdo gjë nga e para.”-theksoi ai.

Përfaqësuesit e sulmuesit kanë folur me klubin dhe kanë kërkuar një pagë javore prej 500 mijë paundësh, megjithatë kjo kërkesë nuk është aprovuar nga Liverpool.

Egjiptiani po kërkon që të ketë një nga rrogat më të larta në botën e futbollit, duke qenë se është një nga futbollistët më të mirë të momentit, megjithatë Diouf informon sulmuesin se rrallë herë lojtarët nga Afrika paguhen saç e meritojnë.

“Salah duhet të kuptojë që ai është afrikan dhe për këtë arsye klubi nuk do e trajtojë atë si europian, pra nuk kanë për t’ja plotësuar kërkesat si të tjerëve.”-u shpreh ish-lojtari i përfaqësueses së Senegalit, i cili më tej shtoi se e njëjta gjë i kishte ndodhur dhe atij kur ishte te Liverpool.

“E njëjta gjë më ndodhi mua kur isha te Liverpool, ata më thanë edhe që të mos luaja me përfaqësuesen e vendit tim.”-tha Diouf.

Salah ka realizuar 28 gola në 36 ndeshje këtë sezon dhe është një nga emrat më në formë të momentit në Premier League.

 

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...