Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ze Maria: Divorci i pashmangshëm, i zhgënyer që s’i gëzova tifozët

Presidenti i Tiranës dhe trajneri Ze Maria dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp për të njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve për shkak të rezultateve të dobëta. Fjalën fillimisht e mori numri një i klubit bardheblu, i cili u shpreh: “Zyrtarisht u japim fund marrëveshjes që kemi bërë në fillim, në po këtë vend me Ze Marian.”

Më pas, trajneri brazilian shpjegoi me keqardhje se përse u mor ky vendim, në konsensus të plotë mes palëve:

E mbyllim sikurse e nisëm. Një vit e 6 muaj më parë, u gjendëm në të njëjtin vend. Është e drejtë që të largohem duke folur për të gjithë gazetarët. Dua t’i falënderoj të gjithë, klubin dhe gazetarët për gjithçka kemi kaluar. Ka qenë një periudhë rritjeje për mua, si profesionalisht dhe në aspektin personal. Kam takuar njerëz që e duan këtë klub dhe unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij klubi. Kur martesat nuk shkojnë mirë, divorci është i pashmangshëm, për arsye të rezultateve negative. Është e drejtë që trajneri të shkarkohet dhe kur arrihet marrëveshja mes palëve kjo është më mirë për të gjithë.

Një falënderim të veçantë e kam për tifozët, për faktin se pata kohën për t’i gëzuar. Sezonin e kaluar ishin shumë të mërzitur me skuadrën. Kam parë që kanë pasion për këtë skuadër. Shpresoj të shihemi në të ardhmen, nuk e di ku. Shpresoj të kem lënë shenjë të mirë këtu në Shqipëri.”

Çfarë do trë kishit bërë ndryshe ng ate Tirana?

Mbase përgatitjet. Por sot është e kotë që diskutojmë se çfarë mund të kishim bërë më mirë. Tani çfarë është bërë, është bërë. Nuk është në karakterin tim që të drejtoj gishtin. Jam munduar që problemet t’i zgjidhim me grupin, por kanë dalë edhe jashtë. Vetëm përgatitjen do të bëja ndryshe. Shpresoj që ta rrisin si skuadër. Nëse rezultatet nuk arrijnë, faji i mbetet trajnerit dhe kjo ndodh në të gjithë shtetet.

Problemi ishte juaji apo i presidentit Halili?

Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte imi apo i presidentit. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra. Problemet që vinin brenda grupit dhe shoqërisë i kam diskutuar me presidentin, ai është në dijeni. Nuk jam ai lloj presoni që i marr gjërat nga shtëpia ime dhe i nxjerr jashtë. E di që doni t’i dëgjoni në këto mënyrë, por unë nuk e bëj kështu. Ai i di problemet, nuk është nevoja që trajneri dhe ish-trajneri të hedhin baltë.

Keni patur presion?

Presioni vjen natyrshëm kur përgatit këtë lloj skuadre. Pavarësisht se çfarë mund të thotë presidenti, presioni është natyral. Kur trajnon Tiranën apo Partizanin, ose kur përgatit Juventusin duhet të fitosh. Ne, kur kemi folur me presidentin, kemi vendosur disa pikësynime dhe ndoshta unë nuk kam qenë në gjendje që t’i realizoj.

E mendonit se do ta përfundonit kaq shpejt kontratën me Tiranën?

Pjesën e blerjeve e kanë bërë ata që janë për këtë punë. Unë kam bërë sugjerimet dhe kam patur kërkesat e mia. Nuk kanë ardhur lojtarë me karakteristikat që unë dëshiroja. Ka pasur dhe vështirësi në pjesën e parë të përgatitjes së lojtarëve, sepse kam pasur pak lojtarë, por nuk mund të qahem. Unë në qoftë se shtoj diçka, mendoj që të arrij majën më të lartë, por për këtë duhet të ndryshohet mentaliteti. Duhet të marrim shembull nga ekipet më të mira.

Është një dështim ky për ju?

Kur kemi rinovuar kontratën, kemi vendosur disa limite, disa objektiva dhe duke mos arritur në pikën që kishim parashikuar, jam pak i zhgënjyer nga rezultatet. Mbase gjatë javës kemi pasur përgatitje shumë të mira, gjithçka e kemi pasur perfekt, por pastaj në fundjavë nuk ndodhte kjo gjë. Atëherë i kam bërë shumë pyetje vetes. Dhe kjo tregon se çfarë është bërë gjatë javës, duhet të pasqyrohet në fundjavë.

Ndonjë këshillë për pasuesin tuaj?

Duke qenë se kam gabuar, nuk mund të jap këshilla.

Do të pranonit të ktheheshit në kampionatin tonë, për shembull te Partizani?

Ndoshta nuk e dini, por unë kam refuzuar. Përpara se të vija te Tirana, kam refuzuar. Më kanë propozuar që të vij në Shqipëri dhe u thashë jo. Sepse, nëse do të vija, do ta bëja vetëm për Tiranën. Shpresoj të mos kemi armiq. Identifikohem vetëm me këto ngjyra.

Si do ta përshkruan me një fjalë eksperiencën tuaj në Shqipëri?

“Mund të them emocionuese. Sepse në përgjithësi këtu duhet vrarë një luan çdo ditë dhe nëse nuk e vret atë ditë, do të bëhen dy ditën tjetër, kështu që nga një çdo ditë. Po e përsëris, më ka ngritur në karrierë dhe unë shikoj pjesën pozitive të gjërave, edhe pse ka gjëra negative. Shoh anën pozitive që të rritem si person dhe si trajner.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...