Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Ze Maria: Jemi Tirana, kthehemi te fitoret, nuk na mund askush

Tirana është gati të kthehet në fushë. Bardheblutë presin Shënkollin në kryeqytet. Pas dy barazimesh radhazi që kanë afruar ndjekësit e Bylis dy pikë larg, Ze Maria është gati për të rigjetur ritmin e fitoreve natyrisht duke analizuar dhe ndalesat pikërisht me Bylisin dhe Apoloninë.

“Në ndeshjen ndaj Bylis u dha një penallti e paqenë, ndaj Apolonisë nuk luajtem mirë dhe nuk e meritonim të fitonim. Ndaj skuadrave të vogla që vetëm mbrohen duhet përqëndrim dhe kujdes. Jemi munduar shumë në dy ndeshjet e fundit. Nuk duhet të bëjmë llogari dhe nuk i kemi bërë asnjeherë. Duhet të luajmë deri në fund sepse kampionati nuk është mbyllur. Ndaj Tiranës japin maksimumin për të treguar vlerat, sepse Tirana është gjeja më e bukur e kësaj kategorie. Kukesi festoi shumë kur na mundi në Kupë që tregon se çfarë kënaqësie jep rezultati i mirë me Tiranën. Jemi plus 2 pikë por do luajme 8 ndeshjet e mbetura pa bërë llogari.

 Ish mesfushori i Interit ka gati edhe kurën për tu rikthyer te fitoret, aq të nevojshme me kampionatin që po hyn në fazën më vendimtare të sezonit. Receta e Ze Marias është ajo e ADN-së së Tiranës, grintë, dhe mentalitet kampionësh përballë cdo kundërshtari.

“Kemi folur shumë gjatë javës për sjelljen tonë në fushë. Kemi kuptuar që duhet te mbajmë ritmin e lartë për të vijuar rrugën tonë. Skuadrat e vogla të hapin më shumë probleme. Kemi folur sepse nuk duhet te kemi kaq shume probleme për të fituar ndeshjet. Duhet te kemi të njëjtin agresivitet dhe mentalitet si kur luajmë me ekipet e kategorisë Superiore ashtu edhe të të parës. Lojtarët kanë kuptuar gjithçka. Nuk jemi Barcelona por as skuadra më e dobët në botë. Jemi Tirana dhe kemi objektiva për të arritur, madje mendoj se jemi brenda objektivave”.

Nuk dihet nëse Ze Maria di vargjet e një prej koreve thumbuese të tifozëve të Tiranës, “është një gjarpër bardheblu”, por metafora aman gjen vend edhe në përgjigjen kur pyetet për mungesën e golave në 3 takimet e fundit.

“Nuk është problem i sulmit. Duhet të jemi më të eger përpara portës, duhet të jemi si gjarpër që të pickon dhe ti nuk e kupton. Keni lojtarë me kualitet dhe këtë e kanë kuptuar lojtarët. Duhet të mbyllim ndeshjet kur kemi mundesi. Ndaj Bylis patëm 3-4 raste për ta thelluar rezultatin. Duhet tu percjell lojtareve agresivitetin e dubur për të mbyllur ndeshjen”.

Çështja Ngoo e mbyllur, me sulmuesin që ka kërkuar ndjesë për ndonjë reagim të ekzagjeruar. Anglezi nuk do të jetë në sfidën e radhës, ashtu si dhe Turtulli. Ndërkohë ndjekësit e Bylisit presin pikërisht Apoloninë që ndali Tiranën, por Ze Maria nuk shikon në shtëpinë e kundërshtarëve.

“Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe nuk duhet të shohim kundërshtarët, luhet Bylis-Apolonia. Ne jemi skuadra me historinë më të madhe në vend dhe nuk shohim te tjerët. Duhet të fitojmë ndeshjet tona, te fokusohemi 100% dhe të jemi në krye deri ne fund. Rivalët duhet të na mundin, me gjithë respektin për ta nuk besoj se do na mundë njeri”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...