Kupa e Shqiperise

Ze Maria: Na mungoi përqëndrimi, gabimet nuk falen në Kupë

I zhgënjyer për eliminimin. Trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria nuk mund ta fshehte hidhërimin që skuadra e tij i dha lamtumirën përpara kohe Kupës së Shqipërisë, duke patur parasysh që objektivi i bardhebluve ishte finalja, pasi Kupa ishte rruga e vetme e Tiranës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

 “Kupa ishte një nga objektivat tonë sezonalë. Njërin e kemi arritur, tjetër po përpiqemi ta arrimë ndërsa nga Kupa tashmë për fat të keq jemi eliminuar. Bëhet fjalë për një kompeticion ku gabimet nuk të falen. Ne nuk morëm një rezultat të mirë në ndeshjen e parë ndërsa sot nuk u shfaqëm në lartësinë e duhur dhe nuk arritëm të siguronim kualifikimin.”

Ze Maria theksoi gjithashtu se nuk kishte shumë opsione për të bërë diçka ndryshe në këtë ndeshje.

“Nuk besoj se mund të bëja shumë gjëra ndryshe. Kisha shumë mungesa. Pas golit, luajtëm lojën tonë klasike, në fund kishim edhe rast të shënonim. Nëse do ishim më të kujdesshëm në rastin e golit, gjërat do ishin ndryshe”.

To Top