Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Ze Maria: Panucci ka dëshirë për të ecur përpara, Tirana ndaj Apolonisë e dënuar për të fituar

Miqësorja e kombëtares shqiptare me Norvegjinë është ndjekur me interes nga të gjithë protagonistët e futbollit në vend, midis të cilëve qëndron edhe trajneri i Tiranës Ze Maria. Braziliani i cili ka qënë i pranishëm në Elbasan Arena ka bërë një analizë të punës së mikut të tij Cristian Panucci dhe asaj që ka parë jo vetëm në këtë 90 minutësh por më gjerë.

“Ndeshjen e ndoqa nga stadiumi dhe mund të them që rezultati i ndeshjes ishte jo i mirë. Shqipëria u përball me një skuadër që luan mirë futboll. Panucci është në fillim të punës së tij, kërkon të ndërtojë një grup që mund të ecë sa më larg. Gabimi që bëjnë njerëzit këtu është se krahasojnë punën e Christian me De Biasin dhe kjo nuk është e drejtë. E kam parë nga afër këto ditë në stërvitje dhe kam vërejtur që ka shumë dëshirë për të punuar dhe për të bërë mirë”.

Tirana e Ze Marias do të duhet të zbresë në fushë përballë Apolonisë, një pengesë e vështirë për objektivin që mbetet rikthimi në elitë. Megjithatë alibitë nuk ekzistojnë për brazilianin që pret vetëm fitoren nga skuadra e tij.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi luajmë ndaj një kundërshtari që e njohim mirë. Kemi luajtur dy herë ndaj tyre këtë edicion dhe jemi ndalur në një barazim. Kemi përballë një skuadër të organizuar dhe me lojtarë të mirë, teksa do të luajmë në një fushë në kushte të tmerrshme. Por do të përshtatemi me kushtet dhe të fitojmë ndeshjen”.

Fusha e keqe nuk është problemi i vetëm për Ze Marian, që ndaj Apolonisë nuk ka në dispozicion portierin Ilion Lika, si dhe sulmuesit Yunus Sentamu dhe Majkëll Ngo. Gardiani ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi, Sentamu është i grumbulluar me kombëtaren e Ugandës ndërsa anglezi u dëmtua në seancën e fundit stërvitore.

Majkëll u dëmtua në menisk dhe presim përgjigjen përfundimtare për të mësuar gradën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Sigurisht që këto janë mungesa të rëndësishme pasi të 3 futbollistët kanë qënë deçiziv në ecurinë tonë por unë kam 24 lojtarë në dispozicion, futbollistë me karakteristika të ndryshme të cilët do të japin maksimumin e tyre. Ata kanë besimin tim dhe të shokëve të skuadrës.

Nuk mund të mungojë edhe mendimi i ish-futbollistit të Interit për incidentin e ndodhur me trajnerin e të rinjve të Tiranës Migen Memelli dhe prindit të njërit prej futbollsitëve.

“Më erdhi keq për këtë ngjarje. Një trajner i akademisë punon për të nxjerrë një futbollist por edhe për të formuar një karakter, një njeri. Për më tepër që ky rast ndodh me kapitenin e skuadrës. Detyra e prindërve është të lënë fëmijën në dyert e klubit dhe jo të meren me analizën e punës së trajnerit. Ata duhet të edukojnë fëmijën të respektojë shokun dhe më të mëdhenjtë. Unë si trajner i parë dua që në akademi trajnerët të punojnë të qetë në mënyrë që të sjellin sa më shumë cilësi në ekipin e parë”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...