Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Ze Maria: Dua ta vazhdoj projektin, Tirana në elitë dhe për trofe

Tirana me fitoren e arritur në fushën e Bylisit praktikisht e ka siguruar ngjitjen në superiore. Një sukses që erdhi në mënyrën e duhur për bardheblutë, të cilët ditën ta përballonin presionin e fushës. Gjithsesi, sipas trajnerit brazilian, Ze Maria, Tirana ka nevojë vetëm për një pikë pikë në ndeshjet e mbetura që të jetë mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Tirana u duk se mori një fitore të lehtë ndaj Bylisit?

Ishte e lehtë, sepse ne e nisëm ndeshjen me 100 kilometra në orë. Pastaj një penallti pas 10 sekondash dhe goli në minutën e 3-të i bën gjërat më të thjeshta.  Kemi vuajtur me Bylisin në takimet e mëparshme. Jemi të shkëputur 10 pikë nga Bylisi, megjithëse kjo ishte fitorja e parë ndaj tyre. Mungon vetëm 1 pikë për ta siguruar matematikisht Superioren. Bylisi këtë sezon na ka krijuar realisht probleme.

Do të jeni trajner i Tiranës edhe në Superiore?

Kemi ende 2-3 muaj para se te nisë Kategoria Superiore. Ne mendojmë ta vazhdojmë këtë projekt, hapi i parë ishte rikthimi në Superligë, më pas duam ta shohim Tiranën në Europë.

Sikur nuk po ndihet shumë festa e kthimit në Superiore te Tirana?

Hapat do t’i hedhim njëri pas tjetrit. Ne do tentojmë për lojtarë cilësorë për të synuar të gjithçka, Kupën dhe kampionatin, megjithëse është ende shumë herët. Po flasim për një projekt të së ardhmes, por nuk kemi ende një kontratë me Tiranën. Jemi ende në bisedime. Unë e di mirë që nuk duhet thjesht të luajmë në elitë. E di sa i rëndësishëm është ky klub dhe sa jetikë janë trofetë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...