Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ze Maria tregon eksperiencën me Tiranën dhe planet për të ardhmen

Nga Kupa e edicionit të kaluar, te titulli kampion i Kategorisë së Parë, të dyja herët kapiteni Erando Karabeci nuk ka mundur të festojë. Ai e di mirë se çfarë do të thotë Tirana dhe sa peshon kjo fanellë, diçka që Ze Maria e ka përsëritur shpesh gjatë këtij viti. Edhe për të ka qenë një vit i vështirë, por gjithsesi me mungesën e festimit të kapitenit nuk është dakord.

“Me mungesën e festimit të kapitenit tim nuk jam shumë dakord, pasi kishim folur dhe i kisha shpjeguar. Duke qenë se këtu ka shumë lojtarë që qanë vitin e kaluar kur skuadra ra nga kategoria, besoj se është e drejtë edhe të festojnë për ringritjen në Superiore. Shumica e atyre që ishin vitin e kaluar, kontribuuan edhe këtë sezon për të kthyer skuadrën në Superiore. Kur fiton besoj se është e drejtë të festosh”, deklaroi Ze Maria.

Trajneri i bardhebluve pranon se gjatë këtij viti i është dashur të luftojë me shumë gjëra. Raportin me presidentit Halili e përkufizon të drejtpërdrejtë dhe korrekt, por kur pyetet nëse ka menduar ndonjëherë gjatë këtij sezoni, të thotë mjaft, kujton periudhën e eliminimit nga Kupa me Kukësin, pasuar me barazimet ndaj Bylisit dhe Apolonisë.

“Ka qenë një moment kur pashë ngurtësinë e klubit, u irritova pak. Është normale pasi kam dashur gjithmonë t’i marr maksimalisht këto ngjyra dhe lojtarët e mi, pasi vinin nga një vit i vështirë dhe ishin shumë të ndjeshëm. Jam përpjekur gjithmonë t’i mbroj, sidomos kur kjo ka munguar nga ana e klubit, ndaj u irritova. Sidomos kur gjërat shkonin më pak mirë, mbështetja e klubit mungoi tërësisht, por këto janë gjëra që ndodhin gjatë sezonit, Edhe në skuadra si Interit apo Parma kur kam qenë pjesë e tyre”, deklaron trajneri brazilian.

E kaluara është pas dhe ardhmja për Tiranën fillon nga Ze Maria. Trajneri e thotë qartë se qëndron te Tirana vetëm për të fituar. Nuk është një çështje parash, por projekti sportiv.

“Që nesër do të flas me presidentin për të ndërtuar diçka të mirë. Unë jam i kënaqur të qëndroj, nëse do të jenë bazat për ta bërë këtë, pasi nuk është vetëm dëshira ime, por edhe objektivat e klubit,. Nëse do të luftojmë për të fituar, unë do të isha njeriu më i lumtur në botë për të qëndruar”, u shpreh braziliani.

Ze Maria vlerëson tifozët e Tiranës, edhe pse nuk i ka parë shumë në stadium. Ai u kërkon të mbështesin skuadrën, ndërsa e pranon se për në Superiore do të duhet një tjetër organikë.

“Të ishte për mua do të merrja të gjithë lojtarët që kam aktualisht, por ata kanë nevojë të rriten, pasi 50% e këtij grupi janë nga 17 deri në 19 vjeç. Për të luajtur në Superiore duhet që 70 % të jenë lojtarë ekspertë, me qëllim që të rinjtë të integrohen gradualisht. Nuk mund ta fillojmë kampionatin me një grup të përbërë nga shumica lojtarë të rinj, pasi në Superiore nuk të japin kohë të arsyetosh. Nëse shkon aty dhe gjen përballë ekspertë, të masakrojnë menjëherë”, shprehet trajneri i Tiranës.

Ze Maria ndjehet i kënaqur me eksperiencën bardheblu dhe i mikluar nga ideja për të luajtur në Superiore dhe derbin me partizanin, po shanset e qëndrimit lidhen me një kusht.

“Një atlet i nivelit të lartë nuk garon asnjëherë sa për të qenë prezent, por për të fituar. Edhe unë, nëse qëndroj këtu, do ta bëj për të synuar titullin kampion”, deklaroi Ze Maria.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...