Kupa e Shqiperise

Ze Maria: Zhgënjimi është i madh, por do të tentojmë kualifikimin në Kukës

Një gol në fund i Gurit i hoqi fitoren nga duart Tiranës në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit. Nuk mund të mungonte zhgënjimi në fjalët e trajnerit Ze Maria në fund të sfidës edhe pse braziliani i stolit e shikon gotën gjysmë plotë.

“ Zhgënjimi është i madh për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Kemi luajtur për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak dhe më vjen keq për këtë rezultat pasi u ndëshkuam vetëm në fund. Megjithatë rezultati nuk e ndryshon mënyrën tonë të lojës pasi edhe në  rast se do të kishim fituar sot në sfidën e kthimit do të shkojmë në Kukës për të fituar gjithsesi, pasi në AND-në e Tiranës është të hyjë në fushë vetëm për fitore”.

Tirana kërkon të shkojë sa më larg në Kupën e Shqipërisë, megjithatë objektivi kryesor mbetet rikthimi në Kategorinë Superiore.

“ Objektivi ynë kryesor është fitimi i grupit në Kategorinë e Parë dhe ringjitja në Superiore, megjithatë kemi fituar Superkupën dhe jemi ende në lojë në Kupën e Shqipërisë që është gjithashtu një tjetër objektiv i rëndësishëm për ne”.

Përsa i përket kartonit të kuq të Turtullit, Ze Maria është i bindur se gjyqtari gaboi.

“ Nga pozicioni im nuk pashë një faull për karton të kuq të Turtullit madje për mendimin tim nuk ishte as faull e jo më për karton të kuq, pasi me atë shpejtësi është normale që sulmuesi të rrëzohet në tokë edhe pa e prekur fare. Arbitri më tha që ishte faull ndaj lojtarit të fundit por faulli ndaj lojtarit të fundit nuk ekziston më”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency