Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Zebër, së shpejti”/ Mbappe habit tifozët e Juves me këtë foto

Kylian Mbappe, te Juventus? Duket e pamundur, megjithatë sulmuesi i Paris Saint-Germain i ka bërë tifozët e “Zonjës së Vjetër” që të ëndërrojnë. Kjo e gjitha ndodhi pas një “Insta-story” të bërë publike nga vetë lojtari mbrëmjen e djeshme, ku shkruante: “Zebra, së shpejti”, shoqëruar me një orë rëre.

Me shumë mundësi ka të bëjë më ndonjë reklamë, por zebra ka qenë gjithmonë simboli i Juves, ndaj dhe mbështetësit e klubit italian janë ngatërruar disi.

Kështu gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme Mbappe kishte marrë mesazhe të shumta nga tifozët e Juventusit, të cilët filluan të mendon se francezi do të kalonte aty në vend të Dybalas dhe Bernardeschit.

Megjithatë duke ditur garën e fortë mes PSG-së dhe Real Madridit për 23-vjeçarin si dhe faktin që ai vet ka shumë kërkesa përfshirë këtu edhe rrogën, një kalim i Mbappes te Juvja duket thuajse i pamundur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...