Serie A

“Zebra bëhet kameleon”, Allegri provon tjetër vendosje me Ronaldon

Ora e së vërtetës po afron dhe Juventusi si kampion në fuqi është gati të ngrejë siparin e kampionatit italian, në transfertën ndaj Chievos, që do të luhet të shtunën në orën 18:00.

Natyrisht që pritshmëritë mbi bardhezinjtë janë vërtetë të mëdha, por afrimi i Cristiano Ronaldos ka rritur tej mase entuziazmin mes tifozërisë, jo vetëm asaj të Juventusit.

Gjithsesi afrimi i portugezit “i ka hapur punë” edhe Massimiliano Allegrit, që tashmë ka filluar punën për të modifikuar skemën e tij dhe për të vënë CR7-ën në kushtet ideale të lojës.

Ronaldo ka luajtur për shumë kohë si sulmues krahu, por 33 vitet mbi supe nuk e lejojnë që të vrapojë mjaftueshëm sa për të vijuar aktivizimin në atë pozicion.
Këtë e kuptoi Zidane te Reali, duke modifikuar skemën në 4-4-2, për të lejuar portugezin të luajë më pranë portës, në krah të Benzemasë, në majë të sulmit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Allegri, që duket se do të kalojë tashmë pikërisht te skema 4-4-2, duke i besuar portugezit majën e sulmit, për t’i dhënë mundësi të impenjohet më pak në rikuperimin e topave dhe të shqetësohet më shumë për t’i çuar ata në rrjetë.

Kjo u pa edhe në sfidën e djeshme ndaj Juventus B, ku portugezi u aktivizua si sulmues kryesor, ndërsa si partnerë, fillimisht pati Dybalën dhe më pas kroatin Mandzukiç, i cili sapo është kthyer nga pushimet dhe nuk është në formën më të mirë.

Allegri është një trajner që i pëlqen të ndryshojë shpesh rreshtimin në fushë, për të befasuar kundërshtarët dhe për t’u përshtatur në varësi të situatave.

Gjithsesi tekniku i bardhezinjve e ka të qartë që Ronaldo nuk është një pykë, pasi nuk mund të luajë për 90 minuta me shpinë nga porta, ndaj e ka të nevojshme që peshën e sulmit ta ndajë me një partner tjetër.

Por ajo që e bën komod Allegrin është se ka një organikë të pasur me lojtarë që mbulojnë disa pozicione në katërkëndëshin e blertë dhe janë të aftë të përshtaten në skema të ndryshme.

Sezonin e fundit, tekniku ofroi rreshtime të ndryshme si 3-52, 3-4-3, 4-2-3-1, 4-3-2-1, etj., ndërsa të gjitha këto garantojnë se edhe këtë sezon “Zebra do të sillet si kameleon”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency