Conference League

Zeman “injoron” finalen e Tiranës për të sulmuar Mourinhon: Luajnë vende të pazhvilluara!

Zdenek Zeman dhe Jose Mourinho nuk kanë aspak një raport miqësor me dy trajnerët që shpeshherë thumbojnë njëri-tjetrin kur iu jepet mundësia. Rasti i fundit kishte të bënte me një sulm të portugezit të Romës ndaj 74-vjeçarit, teksa Mourinho theksoi se nuk mund t’i kundërpërgjigjet një trajneri që ka fituar dy herë Serinë B.

Por, së fundmi, trajneri aktual i Foggias ka kërkuar sërish polemikë me Mourinhon ndërsa shprehet se Conference League është një kompeticion i vendeve të pazhvilluara. “Çfarë kupe është ajo”, thekson Zeman teksa Roma e Mourinhos më datë 25 maj do të luaj finalen në Air Albania ndaj Feynoord.

“Mourinho ka dërguar Romën në finalen e Conference League. Kjo është një shenjë për të treguar se çfarë lloj kompeticioni është Conference League, çfarë kupe është ajo? Aty luajnë vendet e pazhvilluara në futboll”, u shpreh Zeman.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency