Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Zeman një ‘fe’ në Pescara, dhuron spektakël edhe me ekipin e mbushur me të rinj

Ndonëse me 76 vite mbi supe, Zdenek Zeman po përjeton një rini të dytë te Pescara, ku u thirr për të drejtuar skuadrën në Serinë C dhe ka bërë një nisje spektakolare të sezonit.

Një skuadër e mbushur me të rinj, aty ku mosha mesatare është më e ulët se 23 vjeç, por që ka mësuar të interpretojë në mënyrë perfekte filozofinë e Zeman, duke regjistruar 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshje, duke u renditur në vendin e dytë.

Tekniku çek, që drejton për të disatën herë Pescarën, vijon të këmbëngulë te rreshtimi i tij i preferur 4-3-3, i mbushur me vertikalizime dhe shumë fantazi e veprime individuale, që vijon të prodhojë gola dhe argëtim për tifozerinë.

Lexo edhe:

Thuajse një mrekullo ajo e 76-vjeçarit çek, që është një fe më vete në Pescara dhe pavarësisht viteve mbi supe, nuk lodhet asnjëherë t’u mësojë futbollin të rinjve.

Edhe prania e madhe e tifozëve në shkallët e stadiumit, ndonëse për një ndeshje të Serisë C, nga shumë njerëz lidhet pikërisht me Zeman, që në çdo situatë, di të prodhojë futboll argëtues dhe me ritëm të lartë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...