Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zenga replikon me Tagliaventon: Rrëzoi Crotonen në Serinë B (Video)

Arbitri i njohur italian. Paolo Tagliavento dha një intervistë për mediat në vendin e tij, ku kujtoi momentet më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai pranoi se gabimi më i madh në gjykim, ishte goli i anuluar i Muntarit, por tha se po të ishte aplikuar VAR-i, do ta kishte korrigjuar në moment vendimin.

Gjithsesi, Walter Zenga, ish trajner i Crotones ka reaguar dhe i ka kujtuar një tjetër gafë Tagliaventos, që është edhe më e freskët dhe për më tepër, pas konsultimit me VAR-in.

“Ende vijoj të kem bindjen se nga Seria A na rrëzoi Tagliavento. Ai gol i anuluar ndaj Cagliarit, në sekondat e fundit, na hoqi dy pikë, që do të na mjaftonin për të qëndruar në Serinë A. Tagliavento flet për golin e Muntarit, por ndaj nesh gaboi edhe pasi rishikoi aksionin në VAR”, deklaroi Zenga.

Më poshtë është videoja e golit të anuluar nga Tagliavento, në ndeshjen Crotone-Cagliari:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...