Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zeniti fiton edhe Kupën e Rusisë, por thyen trofeun!

Një lajm i bujshëm por edhe shumë i çuditshëm vjen nga Rusia. Pas një sezoni fantastik të cilin e mbylli plot klas, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime .Pasi dominoi Ligën ruse të cilën e fitoi me 15 pikë vantazh ndaj Lokomotivës së Moskës, Zeniti fitoi edhe Kupën. Skuadra e trajnerit Semak arriti të kalojë minimalisht rivalët e Khimki pas një penalltie të shënuar nga Dzyuba, por gjatë festimeve, gjërat nuk shkuan si duhet në stadiumin e finales.

Kapiteni Ivanoviç ngriti lart trofeun, por më pas serbit i ra nga duart duke e thyer. Kjo nuk e cënoi gjithsesi festën e merituar të skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...